Hapen në 15 qershor 30 qendra shëndetësore verore

0

30 qendra shëndetësore verore do të hapen më 15 Qershor në zonat turistike bregdetare dhe malore.

Qendrat shëndetësore verore do të garantojnë kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror.

Me një shtrirje nga Thethi në Ksamil, 30 qendrat shëndetësore verore do të ofrojnë shërbime me standarde e profesionalizëm verore për pushuesit nga jugu në veri.

Stafet mjekësore po garantojnë shërbim shëndetësor 24/7 për pushuesit në zonat turistike, ndërkohë që qendrat verore do të jenë të hapura deri në fund të sezonit.
/ata.gov.al