Hapet nyja e Milotit, lehtësohet trafiku

170

Nyja e Milotit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen gjatë sezonit turistik.

Punimet në nyjën e Milotit, një investim prej 1.6 miliard lekë, nisën rreth 1 muaj më parë, ndërsa përfundimi i plotë i veprës do të bëhet brenda 15 muajve.

Projekti parashikon edhe rindërtimin e rrjetit të rrugëve dytësore duke zgjidhur shqetësimin e banorëve dhe bizneseve përreth.