Hapet “Rruga e Arbrit”/ Tiranë-Peshkopi më afër se kurrë (FOTOT)

168

Rruga e Arbrit, një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore në vendin tonë, është hapur sot, duke ofruar jo vetëm standarde të larta për qarkullimin e automjeteve por edhe një pamje spektakolare të peizazhit natyror.

Rruga e Arbrit, konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm infrastrukturor që i shtohet natyrës së mrekullueshme dhe do t’i shërbejë forcimit të potencialit ekonomik dhe turistik të zonës.

Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km. Me një gjatësi rreth 74 km, ajo do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.

Ky investim i strategjik, jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe turizmit.

Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu, ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.

Projekti i kësaj rruge, me rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit, është rikonceptuar tërësisht nga e para, me fokus ndërtimin e segmenteve rrugore që lidhin aksin nacional me fshatrat.

SEGMENTET QË HAPEN

Tiranë – Qafë Murriz – Klos, e gjatë 35.14km. Tuneli në ndërtim i Murrizit do të anashkalohet, nëpërmjet një bypassi të ndërtuar nga kompania, i cili në përfundim të veprës do t’u mbetet në përdorim banorëve të zonës.

Ura e Çerenecit – Majtare dhe Maqellarë-Bllatë, gjithsej 12.22km

Në total janë 47.36 km rrugë që do të vihen në shfrytëzim, ku punimet janë përfunduar në pjesën më të madhe të tyre.

Shkurtimi i distancave:

Tiranë – Klos 45 min

Tiranë – Bulqizë 60 min

Tiranë – Peshkopi 2 ore