Hartës së rafting në Shqipëri i shtohet edhe Shkumbini

93

Tashmë në lumin Shkumbin mund të zhvillohet sporti i rafting, duke e shndërruar Qarkun e Elbasanit në një zonë me potencial turistik për të apasionuarit ndaj sporteve të aventurës.

Një grup sportistësh nga ekipi i Rafting Albania ishin këtë fundjavë në provën e tyre të parë në lumin Shkumbin. Prova u kalua me sukses dhe sipas ekspertëve të rafting, në lumin Shkumbin mund të zhvillohet rafting në një nivel mesatar, duke qenë i aksesueshëm jo vetëm nga profesionistë, por edhe nga amatorë të këtij sporti.

Lumi Shkëmbin, buron në malin e Valamares dhe duke rrjedh nëpër një luginë të ngushtë e reliev të thyer derdhet në detin Adriatik. Shkumbini merr vlera të rëndësishme për ekonominë shqiptare dhe që ndanë pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë.

Lumi Shkumbin kolon nëpër krahinën e Mokrës në rrethin e Pogradecit. Lugina e Shkumbinit ka një bukuri të rralle me katarakte, shpella, plazhe të vogla, etj. Përgjatë lumit në krahinën e Mokrës ka edhe mjaft vende të përshtatshme për peshkim dhe vende të tjera piktoreske, që mund të vizitohen nga turistët e natyrës dhe ata të aventurës, si Selca e Poshtme në Krahinën e Mokrës me një vendbanim Ilir te lashte, ura e Golikut në fshatin Golik atje ku bashkohen tre degë të lumit Shkumbin.

Më pas lumi kalon nëpër rrethin e Librazhdit dhe atë të Elbasanit ku kalon shume pranë qytetit dhe më pas vazhdon në Peqin e Rrogozhinë deri sa derdhet në Adriatik.

Por, në pjesën veriore të tij, shtrati kalon në formacione shkëmbore dhe ngushtohet mjaft duke shtuar kështu shpejtësinë e rrjedhës së tij. Pikërisht këto kanione të rrëpira, janë zbuluar së fundmi dhe po shfrytëzohen për kanotazh nga admiruesit e sporteve të ujit.

Rafting nis nga ura e Bushtricës dhe përfundon në pranë qytetit të Librazhdit.

Lumi i Shkumbinit e ka grykëderdhjen në një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, i cili është Plazhi i Vilë-Bashtovës.