Hekurudha/ Tiranë-Durrës për 22 minuta, drejt përfundimit traseja hekurudhore për vendosjen e shinave (FOTOT)

10

Vijojnë punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës që do të degëzohet në Rinas me destinacion aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Sipas autoriteteve, aktualisht është drejt përfundimit e gjithë traseja hekurudhore për vendosjen e shinave.

Hekurudha Tiranë-Durrës që pritet të mbarojë në pranverën e vitit 2024 do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes dy qyteteve kryesore të vendit.

Hekurudha është e gjatë 39 km, ku 34 km i përkasin gjurmës ekzistuese Tiranë-Durrës, që po rindërtohet e modernizohet dhe 5 km janë gjurmë e re nga ‘Megatek’ deri në aeroportin e Rinasit.

Distanca nga qendra e Tiranës deri në aeroportin e Rinasit do të përshkohet për vetëm 12 minuta, ndërsa udhëtimi Tiranë-Durrës do të zgjasë 22 minuta.