Histori suksesi/ Nga ushtar i UÇK-së, në tenor me famë botërore

141

Ai tashmë është tenor shqiptar me famë botërore, por më parë ka luftuar në radhët e UÇK-së.

Ramë Lahaj,  përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje të rinjve e të rejave që asnjëherë të mos i braktisin ëndrrat.

Duke u nisur nga shembulli i tij ku para 20 vitesh ishte ushtar i UÇK-së dhe sot tenor i famshëm, Lahaj kërkon që të gjithë të bëhen luftëtarë të fuqishëm për të fituar betejat.

Postim në Facebook:

20 vjet ndryshim.

Ushtar në luftë, ushtar në paqe.
Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande.

Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s’shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndërrave të tua pa e fitue.

Kësaj herë t’fala nga Opera e Barcelonës, një prej fronteve të mia që sot më bon krenar që e fitova me nder.

Foto e marrë gjatë luftës në Kosovë. Viti 1999 dhe tjetra gjatë paqes në Barcelonë. Viti 2019.