Historia e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe një foto e rrallë e 1930

104

Ambasada e Sh.B.A. në Tiranë është një ndërtesë shumë e bukur e stilit kolonial, ndërtuar në fund të viteve 1920-të. Ishte ndërtesa e parë e ndërtuar ndonjëherë nga Departamenti i Shtetit për të shërbyer si Ambasadë.

Misioni italian në Tiranë e përdori atë gjatë epokës komuniste kur Sh.B.A. nuk kishin marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë.

Më 11 qershor 1991, ish Sekretari i Shtetit Xheims A. Bejker III ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i Sh.B.A. që vizitonte Shqipërinë pas periudhës së gjatë të izolimit të vendit
Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars, 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh.

Ambasada e Sh.B.A. në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, me Kristofer Hill si I Ngarkuar me Punë dhe i pasuar nga Ambasadori i Sh.B.A. Uilliam Eduin Rajerson, i cili ia paraqiti kredencialet e tij Qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991.