Historia e Marjolit, fermeri që prodhon 2 milionë fidanë perimesh në sezon

191

Në Lushnjë gjendet një serrë model me fidanë, ngritur me mbështetjen e programit IPARD II.

Serra e Marjolit është pajisur me teknologji të lartë të kultivimit të fidanëve me një sistem inovator të klimës dhe matjes së parametrave të kushteve të brendshme, sistem të hijëzimit dhe sistem elektronik të ujitjes dhe ushqimit.

Marjoli e ka nisur me një fidanishte të thjeshtë në vitin 2013 me 4650 metra dhe sot ka afërsisht 9 dynymë serra krejtësisht të automatizuara. Bashkëpunon me rreth 300 fermerë dhe ka të punësuar 15 persona. Prodhon rreth 2 milionë fidanë në sezon.

Këtë vit, Skema Kombëtare ka një nga shtyllat bazë mbështetjen për investimin në serra. Mund të aplikoni pranë AZHBR, që nga 25 shkurti, për të ndërtuar serrën tuaj, pasi qeveria shqiptare ka mundësuar mbështetje me 50 % financim grant.