Historia e parasë shqiptare, 6 personalitetet që janë kthyer në imazhe të kartmonedhave

57

Kartëmonedhat e një vendi janë pjesë e identitetit kombëtar të tij.

Në cilësinë e emetueses së vetme të monedhës dhe kartëmonedhës shqiptare, Banka e Shqipërisë ka përzgjedhur të ndjekë konceptin e pasqyrimit të epokave historike nëpërmjet paraqitjes së portreteve të personaliteteve simbol të tyre në serinë aktuale të kartëmonedhave.

Në broshurën e publikuar së fundi nga Banka e Shqipërisë prezantohen gjashtë  personalitetet që janë kthyer në imazhe të parasë shqiptare, teksa shpjegohet edhe  simbolika që shoqëron secilën prej kartëmonedhave aktualisht në qarkullim.

Seria aktuale e kartëmonedhave përfshin këto periudha:

Kartëmonedha 2000 Lekë përfaqëson periudhën ilire (portreti i mbretit ilir Gent)

Kartëmonedha 5000 Lekë përfaqëson periudhën e Skënderbeut (portreti i tij)

Kartëmonedha 1000 Lekë përfaqëson Mesjetën (portreti i Pjetër Bogdanit)

Kartëmonedha 200 Lekë përfaqëson Rilindjen (portreti i Naim Frashërit)

Kartëmonedha 500 Lekë përfaqëson Pavarësinë (portreti i Ismail Qemalit)

Kartëmonedha 10000 Lekë pasqyron simbolet e flamurit kombëtar dhe himnit (portreti i Asdrenit).

Historia e monedhës kombëtare shqiptare nis në një kohë me krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, e themeluar më 2 shtator të vitit 1925. Banka u krijua me nënshkrimin e konventës përkatëse midis grupit financiar italian, të kryesuar nga Mario Alberti, dhe qeverisë së Ahmet Zogut.

Ndërsa për herë të parë, Shqipëria pati një institucion të bankës qendrore në vitin 1913, si rezultat i marrëveshjes së qeverisë së Ismail Qemalit.