Historia e Xhulianos, që me 15 punëtorë eksporton prodhimet e veta në Itali

35

Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë. Duke kontribuuar me 18-20 % të GDB dhe angazhon 35 % të fuqisë punëtore.

Sipas statistikave zyrtare prodhimet bujqësore janë rritur me mbi 20 %, ndërsa eksportet janë rritur me 145 %. Sot produktet shqiptare shkojnë në 75 vende të botës. Këto rritje erdhën edhe si rezultat i investimeve të qeverisë në bujqësi.

Xhulian Doda punon prej vitesh në sektorin e bujqësisë dhe është nga ato rastet kuptimplotë të dedikimit ndaj punës dhe tokës që administron. Bashkë edhe me 15 punëtorët e tjerë, ai ja ka dal të mbjellë dhe të garantojë tregun për prodhimet e veta.

Vet Xhuliani tregon se e kishte nisur punën shumë i vogël në bujqësi, përkrah babait të tij.

Falë punës, shprehet ai, kemi rritur investimet dhe modernizuar shërbimin. Sepse, vijon Xhuliani, bujqësia kërkon kushte bashkëkohore.

“Duke krijuar marrëdhënie të reja me tregtarë eksporti kemi arritur të konsolidohemi si fermerë me kontrata të rregullta. Sot eksportojmë domate të thatë në Itali dhe spec djegës. Po punojmë shumë mirë“, shprehet Xhuliano.

Xhuliano tregon se ka instaluar teknologji italiane për mënyrën e mbjelljes, largësinë e rreshtave dhe çdo punë bëhet me mekanikë bujqësore. “Kam 28 lloje agregatësh bujqësorë dhe 3 mjete bujqësore dhe 3 traktorë”, u shpreh ai.