Eksportet shqiptare të produkteve bujqësore u rritën në 13 026 milionë lekë

9

Eksportet bujqësore vijojnë trendin e rritjes progresive.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi bëri të ditur se, në 4-mujorin e parë të këtij viti eksportet e produkteve bujqësore u rritën në 13, 026 milionë lekë.

Kjo rritje vjen ndaj 10.754 milionë lekëve që ishin në 4 mujorin e një viti më parë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet bujqësore u rritën me 2.272 milionë lekë.