Historia/ Hava, shqiptarja që bëri çiftelinë pjesë të Filarmonisë së Hamburgut

29

Hava Bekteshi është shqiptarja e parë e cila ka futur çiftelinë në Filharmonin e Hamburgut.

“Në Elbphilharmonie, në Hamburg jam paraqitur me çifteli nën tingujt e këngës sime të bukur shqipe “Tingellon teli i Çiftelisë“! Kështu, çiftelia është parë e dëgjuar për herë të parë në një koncert të tillë madhështor”, shprehet Hava Bekteshi për emisionin “Gjurmët” në RTV Alb Se.

Hava Bekteshi është një ekonomiste nga qyteti Neustadt afër Hamburgut, Gjermani. Ajo ka migruar nga Maqedonia në Gjermani, me prindërit, kur ka qenë vajzë 14 vjeçe.

Muzika autoktone shqiptare dhe instrumenti më i njohur shqiptar, çiftelia, ka qenë gjithmonë pjesë përbërëse e kohës së lirë në shtëpinë ku Hava është rritur. Në këtë mënyrë ky instrument është bërë që nga fëmijëria e hershme mjet për shprehjen e ndjenjave, mallit e dhembjes, edhe për Havën.

Hava Bekteshi tregon gjithashtu projektet e shumta ku ka marrë pjesë:

“Kam marrë pjesë në festivale të ndryshme, në bashkëpunime me muzicientë të zhanreve të ndryshme ku gjithmonë e kam përfshirë çiftelinë. Pastaj kam zhvilluar projekte me nxënës gjermanë, projekte në teatëro, si në Teatrin Gjerman “Deutsches Schauspielhaus” por dhe jashtë Gjermanisë, në qyettet si Venedik, Lyon, etj.”.