Holanda dhe Zvicra janë dy investitorët më të mëdhenj në Shqipëri, BSH nxjerr shifrat

57

Investimet holandeze u rritën në vlerën 206 milionë euro në fund të vitit 2020.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, flukset e investimeve holandeze përbëjnë rreth 22 % të fluksit total të investimeve të huaja në Shqipëri, duke kryesuar kështu listën e shteteve të huaja që investojnë në vendin tonë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, krahasuar me 9-mujorin e 2020, investimet holandeze u rritën me 22 milionë euro, ndërsa në raport me vitin 2019, ato u tkurrën me 21 %, ndikuar nga situata e pandemisë COVID -19.

Investimet holandeze kryesojnë në energjetikë, që është edhe sektori që kryeson me vlerën më të madhe të investimeve të huaja.

Fluksi më i lartë i financimeve lidhen në pjesën më të madhe me investimet në hidrocentralin ku kompania “Statkraft”, po ndërton mbi lumin Devoll.

Zvicra është investitori i dytë më i madh në Shqipëri për vitin 2020. Investimet e huaja zvicerane në Shqipëri zënë vendin e dytë në renditje pas Holandës, me një total në vlerën 190 milionë euro në fund të vitit 2020.

Gjatë 9-mujorit 2020 investimet zvicrane u rritën me 26 miliardë lekë, ndërkohë që në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë investimet e huaja zvicerane u ulën me 7 milionë euro.

Ecuria e investimeve zvicerane përgjithësisht është e shtrirë në industrinë e gazit por nuk mungojnë investimet zvicerane edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë, shëndetësisë dhe jetës sociale.