“HuffPost”: Tirana, destinacion për të kaluar pushimet në vitin 2024

36

Media e njohur amerikane “HuffPost” ka listuar Tiranën, si një nga destinacionet për të kaluar pushimet në vitin 2024.

Pas bumit turistik të këtij viti, media e njohur amerikane “HuffPost” ka nxjerrë sërish Tiranën si një nga destinacionet e 2024-ës që duhen vizituar, krahas vendeve si Zvicra, Amsterdami etj.

Faqja amerikane “HuffPost” ka renditur 27 vende të cilat do të jenë trend gjatë pushimeve të ardhshme, mes të cilave është përfshirë edhe Tirana.

Kryeqyteti shqiptar mbetet ende një destinacion që nuk është shumë i njohur për udhëtarët e huaj, megjithëse me gjasa nuk do të jetë kështu në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse një vend si Tirana mund të jetë destinacioni ideal për ata që kërkojnë diçka ndryshe.

“Një vend si Tirana mund të jetë një destinacion ideal për ata që kërkojnë diçka ndryshe. Shumica e udhëtarëve ende nuk e kanë zbuluar, por fluturimet dhe infrastruktura funksionojnë shumë mirë dhe ka më pak njerëz në krahasim me destinacionet në trend në Evropë si Italia, Greqia apo Portugalia”, thotë Laura Lidnsay eksperte e udhëtimeve.

Plazhet e bukura të Rivierës Shqiptare dhe kostoja më e lirë e jetesës e bëjnë vendin tonë një destinacion perfekt për stinën e verës.

Jo vetëm natyra, por qytetet historike ja vlen që të eksplorohen nga udhëtarët. Gjatë kulmit të sezonit turistik ka një mori aktivitetesh përfshirë ngjarje të shumta muzikore për të rinjtë.

/ata.gov.al