Ilaçi që ndihmon në luftën kundër koronavirusit, po jepet falas në Itali

485

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, Ilaçi i përdorur për artrit reumatoid dhe që po jep rezultate të mira në rastet e rënda të pneumonisë intersticiale të shkaktuar nga koronavirusi, do të shpërndahet falas në spitalet që po luftojnë për të shëruar rastet e rënda të infeksionit.

Pas rezultateve pozitive të marra më parë në Kinë dhe tani edhe në Itali për disa pacientë të sëmurë rëndë dhe që pasi janë trajtuar me këtë ilaç kanë patur përmirësime, komuniteti shkencor po tregon interes për përdorimin e tij.

‘Tocilizumab’ është një antitrup monoklonal që vepron si një anti-inflamator.

Falë bashkëpunimit midis Institutit Kombëtar të Kancerit IRCCS “Pascale” Fondacioni i Napolit dhe Spitali Colli, pesë ditë më parë ilaçi u përdor në dy pacientë që vuanin nga pneumonia e rëndë. Në 24 orë terapia ka treguar rezultate të shkëlqyera: për këtë, një grup pune ekspertësh hartuan një protokoll kombëtar për të shtrirë përdorimin e ‘tokilizumab’ në pacientët e infektuar me koronavirus që gjenden në kushte shumë kritike.

Burimi: ANSA