Inaugurohet Qendra Moderne Dispeçer e Operatorit të Transmetimit

417

Sot u zhvilluar ceremonia e inaugurimit të Qendrës Kombëtare Dispeçer dhe Sistemit të Ri të kontrollit SCADA/EMS, si një nga projektet më të rëndësishme të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Ky projekt është financuar përmes një kredie nga qeveria italiane përmes Koperacionit Italian. Vlera e projektit është rreth 7 milion Euro për ndërtesën e re dhe 16 milion euro për sistemin SCADA/EMS.

Sistemi i ri i Menaxhimit të rrjetit SCADA/EMS mundëson një operim të sigurtë dhe efikas të sistemit të Transmetimit i cili përdoret në mënyrë të vazhdueshme nga operatorët.

Në sistemin e kontrollit të implementuar në OST.sh.a. monitorohen dhe operohen në kohë reale të gjithë nënstacionet 400 kV dhe 220kV, si dhe pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme e nënstacioneve 110 kV.

EMS është paketa e aplikacioneve të rrjetit, e cilat nëpërmjet studimeve të brendshme të sistemit, bazuar në gjendjen aktuale të tij dhe në paramentrat e çdo elementi të sistemit energjitik të përfshirë në SCADA, optimizon gjendjen e sistemit.

Sistemi i kontrollit të gjenerimit përmban procese në kohë reale, të cilat rregullojnë gjenerimin e energjisë në përputhje me kufizimet operative dhe ekonomike, duke ruajtur frekuencën e sistemit dhe programet e shkëmbimit me zonat e kontrollit, në përputhje me vlerat e planifikuara.

Ndër përfitimet nga operimi me këtë sistem kontrolli është: shfrytëzimin optimal të rrjetit të transmetimit; optimizimin e përdorimit të burimeve; rritjen e cilësisë së operimit; rritjen e besueshmërisë së sistemit energjitik.

Projekti i Sistemi SCADA/EMS, ka qenë kushti kryesor për anëtarësimin e OST në rrjetin europian të operatorëve të sistemit të transmetimit për energjinë elektrike (ENTSO-E).

OST OST 1 OST2 OST 3