Indrit Milaqi, djali i artë i picave në zemër të Firences me të cilin krenohen kolegët e tij

23

A doni të njihni vërtetë djemtë dhe vajzat e mira qoftë edhe të një qyteti të vogël si Shijaku? Sot do ju njohim me Indrit Milaqin, picier në restorantin “Borgo Antico” në Firence. Do ju tregojmë se si e vlerësojnë punëdhënësit e tij publikisht në rrjetet sociale duke e prezantuar.

“Dhe ja Indriti ynë, një nga kolonat mbajtëse të Borgo Antico. Prej më shumë se 10 vitesh në staf mund të thotë se ka kaluar e parë shumë. I famshëm për picën e tij të veçantë dhe simpatinë. Një njeri i artë, gjithnjë me buzëqeshjen në buzë, që edhe në momentet më të vështira di të qetësojë gjithë stafin tonë. Të duam shumë Indrit”. Shprehen kolegët e tij.

Si Indriti janë të pafund shembuj të djemve dhe vajzave që na nderojnë me punën e tyre kudo dhe përditë. Mediat, fatkeqësisht merren gjithnjë me shembujt negativë, por ata janë dhe mbeten pak, shumë pak në krahasim me armatën e jashtëzakonshme të njerëzve punëtorë dhe të mirë. Ja si Indrit Milaqi.