Integrimi në BE, Norvegjia jep 3.5 milionë euro për Shqipërinë e Kosovën

197

Qeveria Norvegjeze do të financojë një program për mbështetjen e shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën në formë grantesh përgjatë tre viteve të ardhshëm.

Organizatat joqeveritare kanë afat të aplikojnë në këto projekte deri në datën 5 nëntor 2018.

Mbështetja e qeverisë norvegjeze ka për qëllim përparimin e procesit të integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Europian.

Qeveria Norvegjeze do të lëvrojë gjithsej 3.5 milionë euro përgjatë tre viteve të ardhshëm, për Shqipërinë dhe Kosovën. 60% e fondeve do të shkojnë për Kosovën dhe 40 % për Shqipërinë. Në fazën e parë të projektit do të lëvrohen 260 mijë euro.

Fushat ku mund të zhvillohen projektet nga organizatat joqeveritare janë: mosdiskriminimi dhe barazia gjinore, liria e medias, minoritetet dhe grupet e margjinalizuara, mbrojtja e mjedisit dhe lufta kundër korrupsionit.