Investimi 25 milionë euro, do të ndërtohen 2 spitale të rinj në QSUT

241

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza do të ketë dy spitale të rinj, një projekt i cili do të kushtojë 25 milionë euro.

Projekti parashikon që brenda 30 muajsh të ndërtohet spitali i ri i sëmundjeve të brendshme me një vlerë 11 milionë euro, me kapacitet prej 345 shtretër dhe 14 shërbime mjekësore. Pas 9 muajsh do të përfundojë spitali i ri i kirurgjisë me 7 salla operacioni dhe me një kapacitet prej 120 shtretërish.