Ja çfarë duhet të konsumoni për të luftuar celulitin!

41

Celuliti është produktiviteti i depozitave yndyrore poshtë lëkurës.

Rezultatet e saj janë disa gropëza që prishin pamjen tuaj. Mbipesha është një faktor kontribuues në shfaqjen e celulitit, por kjo nuk do të thotë që njerëzit që janë në peshë optimale nuk mund të preken prej saj. Në këtë artikull do t’ju informojmë më shumë për llojet e ushqimeve që shkaktojnë celulit.

Ushqimet e gatshme

Këto ushqime njihen për aftësinë e tyre në nxitjen e inflamacionit. Ato janë të pasura me përqindje të lartë sheqeri, yndyre dhe kripe. Këtu përfshihen: ëmbëlsirat, pijet e gazuara, patatinat produktet e përpunuara të mishit e të tjerë.

Karbohidratet e përpunuara

Inflamacioni është një problem që shtyn qelizat e yndyrës të zmadhohen dhe të përthithin lëngje dhe toksina. Karbohidratet e rafinuara shkaktojnë jo vetë inflamacion por edhe celulit. Në këtë kategori përfshihen produktet si: ëmbëlsirat, drithërat, pijet e gazuara, buka dhe makaronat.

Kripa

Kripa e detyron trupin të akumulojë lëngje në qelizat dhe indet yndyrore. Një gjë e tillë prish paraqitjen e jashtme të lëkurës. Ekspertët thonë se duhet të kemi kujdes me konsumimin e kripës dhe të mos e teprojmë me të.

Shkaktarët më të mëdhenj të celulitit

Përveç ushqyerjes, celuliti mund të shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë. Ai përkeqësohet me kalimin e moshës dhe ndikohet shumë nga hormonet. Celuliti shfaqet më shumë gjatë pubertetit, shtatzanisë dhe pas menopauzës. Në shumë raste, celuliti është i shkaktuar në gene dhe në raste të tjera shkaktohet nga mungesa e aktivitetit fizik.

Disa nga trajtimet natyrale për eliminimin e celulitit

Konsumoni shumë ujë

Aleati më i madh i juaji kundër celulitit është uji sepse ndihmon në tharjen e dhjamit, duke eliminuar edhe toksinat në trup. Rekomandohet që të konsumoni çdo ditë rreth 2 litra ujë për të larguar celulitin.

Ujë me limon

Një mënyrë shumë e thjeshtë për shkrirjen e dhjamit të celulitit është edhe uji me limon. Kjo pije është më e efektshme nëse konsumohet e ngrohtë herët në mëngjes në formën e çajit.

Vitaminat

Çfarë të konsumoni për të zhdukur celulitin?

Së pari konsumoni shumë fruta si boronica, limoni, portokalli apo kivi. Konsumoni shumë mollë së bashku me lëkurën, pasi ndihmon në eliminimin e masës dhjamore dhe nxit formimin e muskujve . Ushqimet e pasura me Omega 3 janë një burim i mirë i eliminimit të ujit të tepërt që akumulohet nën lëkurë.