Ja cilat shtete njohin patentën shqiptare

869

A e dini se patentat shqiptare njihen në disa vende të BE? Patentat shqiptare njihen zyrtarisht prej Italisë dhe Greqisë prej 3 vitesh, ndërsa së fundmi edhe Gjermania ka vendosur që ti njohë patentat shqiptare dhe kosovare.

Përsa i përket vendeve të rajonit, me Maqedoninë, Kosovën, Kroacinë e Malin e Zi ekzistojnë marrëveshjet që po zbatohen.

Marrëveshje per njohjen e patentave shqiptare eshte firmosur edhe me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërsa me Turqinë dhe Bosnje Hercegovinën marrëveshja është përfunduar dhe pritet nënshkrimi i saj.

Përsa i përket Belgjikës, ajo e njeh dhe konverton lejedrejtimi shqiptare dhe të njëjtën gjë bëjnë dhe Austria, Rumania, Bullgaria, Turqia, Çekia, Sllovenia, Malta dhe Polonia, por nuk ka nje marreveshje zyrtare.