Ja kur do hiqen tarifat roaming për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor

90

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu thotë se për të gjithë ata që janë të lodhur nga paniku që i kap sapo kalojnë kufirin, ka një lajm të mirë.

Sipas saj, edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor e meritojnë të “Flasin si n’shpi” ashtu sikundër ata të Bashkimit Europian.

“Fol si n’shpi”, është qëllimi i projektit që po zhvillon Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, dhe që synon që brenda korrikut të vitit 2021 të zerojë koston e shërbimit roaming për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.