Ja kush e bën rajonin e Jugut, xhevahirin e fshehur të Ballkanit

140

Rajoni i Jugut, cilësohet si xhevahiri i fshehur i Ballkanit. Burimet kulturore dhe natyrore, trashëgimia autentike si isopolifonia, sazet, vallet, produktet lokale, mikpritja, etj., janë vetëm disa nga ‘asetet’ turistike që rajoni i Jugut ka, por që ende mbeten të pashfrytëzuara.

Një studim i fundit mbi potencialin turistik të rajonit – Berat, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë – konkludon se kombinimi i peisazhit bregdetar me zonat e thella malore, trashëgimia kulturore e pasur, traditat dhe produktet lokale, e bëjnë jugun e Shqipërisë një xhevahir të Ballkanit.

Ndërkaq, investimet që parashihen të ndërmerren për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Beratit dhe Përmetit janë në fokus edhe të studimi tjetër të një grupi ekspertësh shqiptarë dhe të huaj.