Ja kush paguhet më shumë në Shqipëri! Paga mesatare rritet me 2.5 %

175

Paga mesatare ne ekonomi u rrit me 2.5 për qind në tremujorin e dytë të 2018 në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë, raportoi INSTAT.

Paga mesatare mujore arriti në 50,392 lekë në prill-qershor 2018 nga 49,150 lekë që ishte në të njëjtin tremujor të 2017. Në po këtë masë paga mesatare në ekonomi është rritur edhe në krahasim me tremujorin e parë.

Rritja në tremujorin e dytë është shtyrë më së shumti nga pagesat më të larta në sektorin e ndërtimit dhe në sektorin e shërbimeve kryesisht në hoteleri dhe turizëm.

Bankat dhe shoqëritë e sigurimit kanë pagat më të larta. Pastaj vjen edhe administrata.