Ja si mund të këmbeni një kartëmonedhë e dëmtuar. Hapat që duhet të ndiqni

57
Kartëmonedhat shqiptare me dëmtime të lehta (shënime, njolla, vrima apo grisje të lehta) këmbehen direkt në sportelet e bankave tregtare kundrejt vlerës nominale të tyre.
Ndërsa, kartëmonedhat me mungesa të pjesëve apo elementeve të sigurisë dhe kur bankat tregtare dyshojnë për autenticitetin e tyre, nuk këmbehen në sportel, por dërgohen pranë Bankës së Shqipërisë për ekspertiza të mëtejshme.
Në këtë rast, klienti bashkë me fondet e dëmtuara paraqet një kërkesë me shkrim për këmbimin.
Kur kartëmonedhat e paraqitura për këmbim janë të njollosura me bojë, të ndotura, të përmbytura, të djegura apo të dëmtuara në mbi 50% të sipërfaqes së tyre, klienti, përveç kërkesës me shkrim, plotëson dhe një deklaratë që shpjegon burimin e dëmtimit dhe i bashkëngjit çdo dokument tjetër shtesë të lëshuar nga organet kompetente ose nga organet e pushtetit vendor ku përcaktohet burimi dhe rrethanat e dëmtimit.
Për më shumë informacion, ju ftojmë të vizitoni linkun: