Je 21-26 vjeç? Mundësi për të rinjtë, ja si të regjistroheni në programin e Praktikës së Punës

43

Programi i Praktikës së Punës do të fillojë më datë 12 shtator 2022 dhe do të përmbyllet më 12 dhjetor 2022.

Të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të aplikojnë mund ta bëjnë në platformën online: https://praktika.riniafemijet.gov.al pasi procesi i aplikimit do të qëndrojë i hapur nga 1 korrik deri më 31 korrik 2022.

Nëse je një i ri apo e re, i/e moshës 21- 26 vjeç, ke përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe nuk ke qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme, mund të aplikosh për t’u bërë pjesë e Thirrjes së 7 të Programit të Praktikave të Punës