Jeta profesionale vs jeta personale, ja 10 këshilla

110

Në kohërat e sotme ekuilibri jetë profesionale vs jetë personale është një temë e rëndësishme diskutimi.

20-vjeçarët janë të kujdesshëm, nga njëra anë, ndaj çështjeve të qëndrueshmërisë, nga ana tjetër që të punojnë për kompani që t’u lënë hapësirë të mjaftueshme për jetën personale. Ky është një revolucion i vërtetë nëse e krahasohen me brezat e mëparshëm.

Më poshtë janë dhjetë këshilla, të vlefshme për të gjitha moshat, për një ekuilibër sa më të mirë mes jetës profesionale dhe jetës personale.

1- Secili prej nesh ka një ekuilibër të tijin, i cili ndryshon nga ai i të tjerëve

Për disa, puna është një pasion gjithëpërfshirës, për të tjerët jo. Ekuilibri ynë jetë profesionale – jetë personale është i ndryshëm, unik, nuk ekziston një rregull i vlefshëm për të gjithë.

2- Mos lejoni që modelet e së shkuarës të kushtëzojnë zgjedhjet e së tashmes

Ndonjëherë na vjen ndër mend skenari i dikujt tjetër (prindërit tanë, të parët). Hapi i parë është ta hiqni qafe atë.

3- Shmangni të ashtuquajturat “sakrifica të nevojshme” pasi sakrificat e së sotmes rrezikojnë të jenë keqardhjet e së nesërmes

Sigurisht, çdokush ka detyrime, por anulimi i tyre për një kohë të gjatë, nuk është aspak i shëndetshëm.

4- Pyesni gjithnjë veten nëse jeni të bindur në atë që bëni

Herë pas here është e nevojshme të bëni pyetje  – si për shembull të pyesni veten se çfarë kuptimi ka ajo që bëni nga pikëpamja profesionale, ndryshe është si të jeni duke i dhënë makinës në autostradë, pa e pyetur veten se çfarë drejtimi do të merrni.

5- Përpiquni të jetoni sipas mënyrës suaj, në vend që të sforcoheni të jeni dikush tjetër

“Shtrembërimi” nuk është asnjëherë një ide e mirë – mund të funksionojë për një kohë të shkurtër, por në afat të gjatë është i dëmshëm për shëndetin. Trupi juaj ju flet dhe suksesi do të vijë vetëm ku ju ta dëgjoni atë.

6- Largohuni me guxim nga paragjykimi dhe rolet e vjetra, në familje dhe në punë – mentaliteti i ri do t’ju sjellë qetësi

Shoqëria e kohërave të sotme është në kërkim të një ekuilibri të ri mes së shkuarës dhe së ardhmes.

7- Përpiquni të gjeni gjithnjë kohë për veten

Edhe vetëm 15 minuta në ditë ju bën mirë. Ku ta gjeni kohën? Për shembull, duke reduktuar kohën që kaloni para smartphone, që shpesh është e padobishme dhe e tepruar.

8- Puna nuk duhet ta mbysë jetën private dhe jeta personale nuk duhet të jetë pengesë për punën – suksesi ndërtohet mbi ekuilibrin

Për të shmangur rrezikun e mbingarkesës është e rëndësishme të përmirësoni jetën personale, që shpesh është katalizatori i vërtetë i një suksesi në afat të gjatë.

9- Te secili prej nesh duhet të bashkëjetojnë dimensionet profesionale dhe nevojat ekzistenciale, dëshira për të braktisur gjithçka, për të qëndruar larg stresit

Në jetë nuk është e rëndësishme veç puna, në afat të gjatë rrezikoni të “shpërtheni”.

10- Kompania nuk është një familje dhe familja nuk duhet të jetë një kompani.  Për një ekuilibër sa më të mirë jetë profesionale – jetë personale ju duhet të shkëputeni për pak, plotësisht, nga puna juaj.

Shpesh shqetësohem kur dëgjoj të flitet se puna është “si një familje” –  ekziston rreziku të zhgënjeheni, të investoni më tepër seç duhet emocionalisht dhe t’ju mungojë kthjelltësia në menaxhimin siç duhet të karrierës profesionale.

Burimi: Revista Monitor