Kampione në 21 km, Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës dhe thyen rekordin kombëtar

23

Luiza Gega është kampionia e garës 21 km në Maratonën e Tiranës. Kampionia ka thyer rekordin e mbajtur më parë nga vetë ajo, me kohën 70  minuta e 18 sekonda. Gega rrëfen eksperiencën me këtë rikthim në një garë rruge, e cila vjen pas një sezoni të ngjeshur për sportisten.

Luiza Gega: Sot garova në disiplinën 21 km, ndryshe gjysmë-maratonë. Theva rekord të ri kombëtar, rekordi mbahej po nga unë në fakt. E kam thyer këtë në Prill, pikërisht në kampionatin  që mbahej këtu në Tiranë që mbahej me kohën 70 minuta e 58 sekonda, ndërkohë që koha e sotme ishte 70 minuta e 18 sekonda, përmirësova 40 sekonda në rekord. Të them të drejtën isha skeptike në fillim duke qenë se kam pasur një kohë shumë të shkurtër përgatitjeje sepse kam ardhur nga një sezon shumë intensiv dhe i dhashë vetes pak kohë pushimi për të rifilluar, por gara shkoi shumë mirë. Ajo që më gëzon është se vazhdoj të jem në një performancë shumë të mirë. Trajneri kishte besim që mund t’ia dilja. U mundova fort gjer në fund edhe pse u lodh të them të drejtën, u lodha sepse kërkon një përgatitje shumë të madhe, qoftë 21, akoma më shumë edhe 42, kërkon një përgatitje më specifike, por shkoi mirë, organizimi ishte shumë mirë.