
Kur Steve Jobs i prezantoi Këshillit të qytetit Cupertino, në vitin 2011, propozimin e tij për një kampus të ri të Apple, ai kishte një qëllim : të krijonte zyrat më të mira në botë.
Pak më pak se katër vite më vonë, Apple është në rrugën e duhur për të realizuar kampusin e ri Cupertino, Kaliforni dhe nga pamja duket sikur po i realizohet dëshira Steve Jobs.
Megjithëse ndërtesa kryesore, e cila ka formen e një anije kozmike, nuk do të hapet deri në 2017, ne tashme kemi mësuar diçka se si do të duket i gjithë kampusi dhe ndërtesa qëndrore.
Ja 18 fakte të pabesueshme rreth këtij kampusi
1-Steve Jobs ishte shumë i përfshirë në procesin e planifikimit të këtij kampusi.

2-Frymëzimi për ndërtesën është marrë pjesërisht nga ideja e London Square, ku shtëpitë rrethojnë një park, dhe nga katërkëndëshi kryesor në Standford University.

3-Ndërtesa në formë anje kozmike do të mbajë më shumë se 12 000 punonjës.

4-Muret anësore do të jenë prej xhamash me harkimin më të madh në botë.

5-Do të ketë një auditor nëntokësor i cili do të ketë 1000 ulëse.

6-Kur të ketë mbaruar ndërtimi i kampusit, 80% e hapsirës do të jetë e gjelbërt.

7-Disa nga të vjelat prej pemeve të mbjella në kampus do të shërbehen në kafenet e kampusit.

8-Do të menaxhohet 100% nga energji e rinovueshme.

9-Një sistem ventilimi natyral do të bëjë të mundur që ndërtesa kryesore të mos ketë nevoje për kondicioner gjatë 75% të vitit.

10-Gjithashtu, rreth 4 300 pllaka betoni gjigande do të ndihmojnë në sistemin e ventilimit natyral.

11-Apple do të përdor ujë të riciklueshëm për të mbajtur kampusin të gjelbërt.

12-Do të jenë 1 000 biçikleta për të lëvizur punonjësit nëpër kampus.

13- I gjithë projekti do të kushtojë 5 miliard dollarë.

14-Parkimi nëntokësor do të ndihmojë që makinat të mos prishin pamjen e kampusit.

15-Kampusi do ketë një ‘welleness centre’ që do kushtojë 70 milion dollarë.

16-Do të ketë një kafene rreth 60 000 m katërore.

17-Apple do të rrisë me 20 % programin e transportit.

18-Do të ketë dhe një rrjet tunelesh që do lidhin godinat e ndryshme të kampusit.









































