Kur Steve Jobs i prezantoi Këshillit të qytetit Cupertino, në vitin 2011, idenë e tij për një kampus të ri të Apple, ai kishte një qëllim : të krijonte zyrat më të mira në botë.
1-Steve Jobs ishte shumë i përfshirë në procesin e planifikimit të këtij kampusi.
2-Frymëzimi për ndërtesën është marrë pjesërisht nga ideja e London Square, ku shtëpitë rrethojnë një park, dhe nga katërkëndëshi kryesor në Standford University.
3-Ndërtesa në formë anje kozmike do të mbajë më shumë se 12 000 punonjës.
4-Muret anësore do të jenë prej xhamash me harkimin më të madh në botë.
5-Do të ketë një auditor nëntokësor i cili do të ketë 1000 ulëse.
6-Kur të ketë mbaruar ndërtimi i kampusit, 80% e hapsirës do të jetë e gjelbërt.
7-Disa nga të vjelat prej pemeve të mbjella në kampus do të shërbehen në kafenet e kampusit.
8-Do të menaxhohet 100% nga energji e rinovueshme.
9-Një sistem ventilimi natyral do të bëjë të mundur që ndërtesa kryesore të mos ketë nevoje për kondicioner gjatë 75% të vitit.
10-Gjithashtu, rreth 4 300 pllaka betoni gjigande do të ndihmojnë në sistemin e ventilimit natyral.
11-Apple do të përdor ujë të riciklueshëm për të mbajtur kampusin të gjelbërt.
12-Do të jenë 1 000 biçikleta për të lëvizur punonjësit nëpër kampus.
13- I gjithë projekti do të kushtojë 5 miliard dollarë.
14-Parkimi nëntokësor do të ndihmojë që makinat të mos prishin pamjen e kampusit.
15-Kampusi do ketë një ‘welleness centre’ që do kushtojë 70 milion dollarë.
16-Do të ketë një kafene rreth 60 000 m katërore.
17-Apple do të rrisë me 20 % programin e transportit.
18-Do të ketë dhe një rrjet tunelesh që do lidhin godinat e ndryshme të kampusit.