Kayaking & boat tour në Shkodër, Programi CoSolve mundëson sistemit elektronik të pagesave

0

Shkodra nuk është e famshme vetëm për biçikleta.

Iniciativa e Drinit për të sjelle aktivitete të kayaking & boat tour në Shkodër është kthyer në destinacionet më të parapëqyera për të gjithë ata në kërkim të aventurës.

Drini e nis eksperiencën e tij si një guidë kulturore, por me pasionin për të eksploruar aventura të reja, dhe për ti dhënë pushuesve një kohë të paharrueshme në lumin Drin, krijoi “Drini Times”.

Përmes mbështetjes nga CoSolve, Drini mundësoi vendosjen e sistemit elektronik të pagesave me kartë, një inovacion në ofrimin e shërbimeve veçanërisht për turistët e huaj.

Programi CoSolve, u krijua si një mbështetje për të ndihmuar ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që u prekën nga pandemia e COVID-19.

GIZ Albania në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, kanë mbështetur 299 SME dhe fermerët nëpërmjet trajnimeve, këshillimeve të personalizuara dhe granteve financiare bënë të mundur kapërcimin e sfidave që solli pandemia duke forcuar qëndrueshmërinë e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Tashmë këto biznese që u mbështetën nga CoSolve janë të përgatitura dhe të gatshme për të përballuar me sukses çdo sfidë me të cilën mund të hasin në përditshmëri.
/ata.gov.al