KE përzgjedh Tiranën, pretendente për çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër Europian”

112

Mbjellja e mbi 122 mijë pemëve, kthimi i qendrës së qytetit në pedonale, shtimi i lulishteve dhe këndeve të lojërave, si dhe shtimi i korsive të dedikuara për biçikletat si alternativë ekologjike transporti, e kanë renditur Tiranën në listën e qyteteve pretendente për të fituar çmimin “Kryqyteti i Gjelbër Europian” që organizohet çdo vit nga Komisioni Europian. Tirana është përzgjedhur nga Komisioni Europian përkrah 9 qyteteve të tjera nga e gjithë Europa, përfshi edhe vende të Bashkimit Europian, që garojnë për çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër Europian për vitin 2021”. Krahas Tiranës në këtë garë janë përzgjedhur qytete të njohura të Europës si: Budapesti (Hungari); Cagliari (Itali); Dijon (Francë); Lahti (Finlandë); Lille (Francë); Shkup (Maqedoni); Strasburg (Francë) dhe Västerås (Suedi).

Karmenu Vella, Komisionerja Evropiane për Mjedisin, Çështjet Detare dhe Peshkimin, duke folur për këtë konkurs u shpreh e kënaqur për qytetet konkurrente, ndërsa përshëndeti përpjekjet që kanë bërë këto qytete për të përmirësuar mjedisin lokal dhe cilësinë e jetës së qytetarëve të tyre. “Unë jam shumë e kënaqur të shoh se Kryeqyteti i Gjelbër Europian. Këto qytete po punojnë shumë që të jenë vende më të mira për qytetarët e tyre për të jetuar, punuar dhe për të kaluar jetën. Unë nuk kam asnjë dyshim se të gjithë aplikuesit janë të famshëm dhe ne mund t’i përshëndesim këto përpjekje dhe arritje të jashtëzakonshme”, tha Komisionerja Evropiane për Mjedisin, Çështjet Detare dhe Peshkimin, Karmenu Vella pas shpalljes së qyteteve konkurrente për çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër Europian për vitin 2021”.

Tashmë pas këtij hapi, një panel prej dymbëdhjetë ekspertësh të pavarur dhe të njohur ndërkombëtarisht do të fillojnë një vlerësim teknik të çdo konkurrenti, për të zgjedhur një listë të shkurtër të qyteteve që konkurrojnë për këtë çmim. Ky panel ekspertësh do të vlerësojë aplikacionet e Kryeqytetit të Gjelbër Europian në bazë të 12 treguesve mjedisorë: zbutjen e ndryshimeve klimatike, adaptimin e ndryshimeve klimatike, lëvizjen e qëndrueshme urbane, përdorimin e qëndrueshëm të tokës, natyrën dhe biodiversitetin, kualitetin e ajrit, zhurmën, mbeturinat, rritjen e ekonomive të gjelbëra dhe eko-inovacionit, performancës së energjisë dhe qeverisjes. 

Finalistët do të shpallen në prill 2019 dhe më pas do të ftohen të paraqesin rastet e tyre përpara një jurie ndërkombëtare. Juria do të vlerësojë angazhimin e qyteteve për zhvillim të qëndrueshëm urban, aftësinë e tyre për të vepruar si një model për qytetet e tjera dhe strategjinë e tyre për komunikim dhe angazhim me qytetarët e tyre. Fituesi do të shpallet në një ceremoni shpërblimi në qershor, në Oslo, si kryeqyteti i Gjelbër Evropian i vitit 2019.

Paralelisht me çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër Europian për vitin 2021”, Komisioni Europian organizon edhe konkursin për çmimin “Gjethja e Gjelbër Europiane” që i dedikohet qyteteve të vogla europiane me nga 20 mijë deri në 100 mijë banorë. Çmimi “Kryeqyteti i Gjelbër Europian” dhe çmimi “Gjethja e Gjelbër Europiane”, u krijuan nga Komisioni Europian për të njohur dhe për të shpërblyer arritjet e qyteteve pioniere, në përpjekjet e tyre për të përmirësuar mjedisin lokal dhe cilësinë e jetës. Përkundër problemeve të shumta mjedisore me të cilat ballafaqohen sot qytetet më të mëdha, qytetet evropiane janë përcaktuese të standardeve në qëndrueshmërinë urbane dhe shpesh janë pioniere të zgjidhjeve inovative, për të luftuar këto sfida mjedisore.