Këshilla për kujdesin e lëkurës gjatë stinës së verës

18

Dermatologët kalojnë verën nën të njëjtin diell si pjesa tjetër e jona, por lëkura e tyre arrin të menaxhojë për të qëndruar e freskët dhe me shkëlqim gjatë gjithë sezonit. Sigurisht që është pjesë e rutinës së punës, por edhe jo profesionistët duhet të punojnë më shumë për të parandaluar dëmtimin e lëkurës kryesisht ndaj ekspozimit në diell gjatë muajve të verës.

Por si te kujdesemi, çfarë rutine duhet të ndjekim për të pasur një lëkurë perfekte edhe gjate muajve të verës ku ekspozimi ndaj diellit është edhe më i lartë?

1- Lehtësoni rutinën e kujdesit për lëkurën tuaj

Në verë, rutina e kujdesit ndaj lëkurës duhet të jetë pak më e lehtë. Nxehtësia dhe lagështia e verës do të thotë që mundeni të ndërroni një pastrues më të rëndë (krem ose vaj pastrues) me një produkt më të lehtë si përshembull opsioni i shkumës.

2. Përvetësoni një hidratues me qëllim të dyfishtë

Për të lehtësuar rutinën e kujdesit të lëkurës, dermatologët rekomandojnë përdorimin e një hidratuesi të kombinuar me mbrojtësin e diellit gjate verës. Një hidratues i lehtë me SPF prej 30 ose me i lartë mund të jetë i mjaftueshëm për shumicën e njerëzve. Shpesh herë vërehet se hidratuesit më të trashë çojnë në pore të bllokuara, inflamacion, dhe akne. Sidomos nëse keni akne aktive ose lëkure të yndyrshme, duke zgjedhur një hidratues me SPF mund të ndihmojë në mbajtjen e pastër të lëkurës.

3- Por mos ndaloni përdorimin e hidratuesit plotësisht

Pavarësisht se moti është i nxehtë dhe me lagështi, prapësëprapë duhet të hidratoheni. Edhe nëse lëkura juaj tashmë ndjehet e yndyrshme ju duhet të ndiqni gjithmonë pastrimin me një hidratues. Hidratuesi mbron shtresën e jashtme të lëkurës, e cila e mbron nga ndotja dhe kimikatet e dëmshme dhe parandalon me tej acarimin ose thatësinë e lekurës. Ky është rasti kur hidratuesi i kombinuar me SPF ndihmon në mbajtjen e shtresës së jashtme të ushqyer pa pasur ndjesinë e rëndesës në lëkurën tuaj.

4- Investoni në një serum me vitaminë C të përqendruar

Vitamina C është e domosdoshme gjate gjithë vitit, por më shumë e rëndësishme është në verë. Ajo ndihmon në parandalimin e hiperpigmentimit, në përmirësimin e shfaqjes së rrudhave të imëta, dhe mund të ndihmojë në prodhimin e kolagjenit.

5- Shkurtoni kohën e dushit.

Midis stërvitjeve, ditëve të plazhit dhe verës shumë prej nesh zgjedhin të bëjnë dush me shume se një herë në ditë. Dermatologët rekomandojnë reduktimin e minutave në dush. Larja e shpeshtë ose dushi me ujë të nxehtë mund të çojë në tharjen e lëkurës tuaj, duke çuar në inflamacion dhe madje në ekzema.

6. Sigurohuni që make up të mos bllokojë poret

Shikoni me kujdes etiketat e produktit tuaj kozmetike dhe mbajini vetëm ato që nuk janë komedogjene (pra që të mos bllokojë poret). Sidomos gjate verës rekomandohet që kremi pudër të mos ketë përbërje që do të bllokojnë lëkurën tuaj. Kjo mund përfshijë opsione si një krem dielli pluhur dhe një krem pudër të lehtë.

7. Qëndroni në hije

Të gjithë ekspertët rekomandojnë që njerëzit të mbajnë syze dielli dhe kapele të gjera si dhe rroba që mbrojnë lëkurën nga dielli. Kjo nuk do të thotë që të vishesh me mëngë të gjata dhe këmishë në çdo moment, por kur jemi në plazh, duhet të ekspozojmë sa më pak trupin ndaj rrezeve direkte të diellit. E rëndësishme është të shmanget dielli i mesditës.

8. Mos harroni të hidratoheni

Hidratimi është gjithmonë i rëndësishëm për lëkurën tonë, por akoma më tepër gjatë verës. Konsumoni të paktën tetë gota uji në ditë, të cilat premtojnë se do të kenë rezultate të shkëlqyera për lëkurën tuaj. Hidratimi gjithashtu mund të ndihmojë lëkurën të shërohet pas një djegie nga dielli.

9. Kremi mbrojtës nga dielli (SPF)

Çdo ekspert rekomandon përdorimin e kremit të diellit me faktor mbrojtës SPF 30 ose me faktor më të lartë në të gjithë lëkurën e ekspozuar ndaj diellit. Mos harroni gjithashtu duart, këmbët, veshët dhe buzët. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se kremi mbrojtës duhet të ripërsëritet çdo dy orë, kështu që sigurohuni që të merrni me vete mjaftueshëm krem dielli në ditët e gjata të pushimeve të verës.