Këshilla praktike për të kursyer energjinë elektrike

59

Ndër shpenzimet që peshojnë më shumë në familjet tona është edhe ajo e energjisë elektrike. Të konsumojmë më pak, në fakt, është zgjedhja me praktike e ditëve tona.

Në fakt është e mundur të ulim konsumin e energjisë elektrike fal disa përkujdesjeve të vogla të përditëshme, duke mësuar të përdorim me më shumë efikasitet impiantet e ngrohjes, ndriçimin dhe elektroshtëpiaket në përgjithësi.

Ne ju sugjerojmë disa këshilla praktike për të ulur konsumin e energjisë elektrike në shtëpitë dhe zyrat tuaja.

Të kursejmë mbi ngrohjen

Një nga shpenzimet më të mëdha të një familje është ajo e ngrohjes së shtëpisë gjatë peridhës dimërore. Mund të arrini të kurseni deri në 40% :

  • Të ruhet temperatura e shtëpisë ndermjet 18° dhe 19°C dhe jo më tepër
  • Kur shtëpia është bosh ose gjatë natës, të ulim temperaturën ose të mbajmë fikur ngrohjen
  • Shmangim mundësinë e ftohjes së ambjenteve duke mbajtur të mbyllura mirë dritaret dhe/ose dyert
  • Të mbyllni gjithnjë natën grilat.
  • Mos mbuloni asnjëherë kaloriferët ose ngrohësit në përgjithësi me perde ose duke tharë rrobe.
  • Mos ngrohni ambjentet që nuk përdorni.
  • Për të ruajtur cilësinë dhe efikasitetin e mjeteve ngrohëse kryeni herë pas here kontrolle teknike të tyre.

Përdorni mirë elektroshtëpiaket

Frigorifer dhe ngrirës

  • Vendosni frigoriferin më zonën më të ajrosur të kuzhinës, duke lënë një distancë prej 10-20 centrimetrash nga muri
  • Shmangni hapjet e shpeshta ose të lini hapur duert e frigoriferit
  • Shkrini në mënyrë të rregullt ngrirjen dhe zëvëndësoni guarnicionet e dyereve kur nisin të dëmtohen
  • Mos vendosni asnjëherë ushqime të ngrohta në frigorifer
  • Mos e mbushni asnjëherë tejmase, lini pak hapësire për qarkullim ajri
  • Ruani në frigorifer vetëm ushqime që kanë nevojë për temperatura të ulta. Ambalazhimet Tetra Pack si përshembull qumështi kur janë të mbyllur mund tëruhen në dollapin e ushqimeve
  • Mbani tempteraturën e frigoriferit ndrmjet 1° dhe 4°C ndërsa ngrirësin në -18°C. Për çdo grad nën to rritet kosnumi i energjisë elektrike me 5%

Lavatriçe

  • Përdorni programe të shpejta dhe me temperatura të ulta (edhe me ujë të ftohtë) për rrobet jo të pista
  • Shmangni para-larjet
  • Pastroni rregullisht filtrin
  • Ditët me diell shmangni përdorimin e programit të tharjes ose çentrifugën duke lën të thahen rrobat në diell.

Lavastovilje

  • Përdorni gjithnjë me ngarkim të plot lavastoviljen
  • Shmangni programin e tharjes. Mjafton të hapni derën e lavastoviljes dhe të prisni që enët të thahen vetë
  • Shmangni programin e larjes intensive, përdoreni vetëm në raste me të vërtetë të nevojshme

Furra elektrike

  • Fikni furrën disa minuta para përfundimit të pjekjes, duke përfituar nga nxehtësia e mbetur për të përfunduar pjekjen e ushqimit
  • Mos hapni derën e furrës gjatë përdorimit të tij
  • Mos përdorni para-ngrohjen ose funksionin grill kur nuk eshte e nevojshme
  • Mbajeni furrën të pastër

Televizori dhe aparaturat elektronike

  • Fikni aparaturat në mënyrë komplete dhe jo ti lini në stand-by sepse vazhdojnë të konsumojnë energji elektrike
  • Vendosni kompjuterin në regjim kursim energjie
  • Fikni monitorin kur pushimi është i gjatë (edhe vetëm gjysëm ore)
  • Ndizni printerin, skanerin ose aparaturat të tjera me përdorim të ralle vetëm kur ju nevojiten dhe pastaj ti mbani fikur.

Kondicioneri

  • Mbani temperaturën jo më shumë se 6°-7°C diferencë me atë të jashme
  • Mbyllni mirë të gjitha dyert, dritaret dhe grilat gjatë ditës
  • Mbani filtrat e pasër
  • Kryeni kontrolle teknike sipas kushteve të përdorimit dhe nga ekspert të specializuar
  • Preferoni modelet inverter në vënd të teknologjive standard

Kurseni me ndriçimin

  • Shuani dritat kur nuk janë të nevojshme
  • Të preferoni abazhurë me më pak llampa
  • Përdorni llampa Led me konsum të ulët
  • Shpërndani në mënyrë strategjike llampat në pozicionet më të duhura, duke preferuar dritën e diellit kur është e mundur