KËSHILLA/ Si të ruani shëndetin dhe të qëndroni të sigurtë në këtë stinë virozash

22

Njeriu mund të marrë disa masa të thjeshta për t’i shpëtuar kthetrave të gripit dhe të ftohurës.

Në këtë artikulldo të mësoni se si higjena, ushqyerja e shëndetshme dhe gjumi mund t’ju mbrojnë nga gripi.

Higjena

Ju duhet t’i lani duart rregullisht me sapun. Shmangni turmat, përdorimin e sendeve të përbashkëta në vende publike siç janë stilolapsat apo karrocat e pazarit. Mos e prekni fytyrën, hundën, sytë dhe gojën me duar të palara.

Ushqyerja E Shëndetshme

Hiqni dorë nga sheqeri. Ai mund të nënshtrojë sistemin imunitar për orë të tëra.

Merrni probiotikë për të mbështetur sistemin imunitar. Ushqehuni shëndetshëm dhe rrini larg produkteve të përpunuara.

Stili i Jetesës

Kryeni aktivitet fizik dhe merrni sa më shumë ajër të pastër. Qëndroni në vende të ngrohta dhe pushoni sa më shumë.

Qeshni sa më shumë sepse e qeshura lufton stresin dhe ushqen imunitetin. Mundohuni të eliminoni stresin, sepse ai kompromenton sistemin imunitar.

E fundit por jo nga rëndësia, bëni gargarë me ujë të kripur çdo ditë për të pastruar gojën nga viruset.