Kjo është kopertina e abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, nis shpërndarja

17

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, ka filluar të shpërndahet nëpër shkolla.

Kopertina e abetares që do të jetë këtë vit mësimor në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe të Kosovës është publikuar nga Radio Televizioni i Kosovës marrë nga shtëpia botuese “Dukagjini”.

Nxënësit e klasës së parë në shkollat e dy shteteve, Shqipëri dhe Kosovë nga ky vit do të mësojnë me një abetare të përbashkët.

Tashme kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe se nga 1 shtatori do te përurojnë abetaren e përbashkët të dy shteteve.