Në Këshillin Kombëtar të Territorit miratuam dje pasdite 5 Planet e Përgjithshme Vendore për 5 bashkitë e para në vend: Berat, Fier, Elbasan, Kucovë dhe Lushnjë. Këto bashki u mbështetën teknikisht dhe financiarisht nga Programi për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore i USAID.
Ndërkohë, gjatë vitit që po mbyllet, 26 bashki në vend u mbështetën nga Qeveria me një fond prej 560 milion lekësh nga buxheti i shtetit.
5 bashkitë, Planet Vendore të të cilave u miratuan sot e nisën punë disa muaj përpara njësive të tjera vendore. Sfida tani, fill pas miratimit, do të jetë zbatimi i këtyre instrumentave, për të garantuar që zhvillimi urban, ekonomik dhe social, të jetë sa më i qëndrueshëm.
Së shpejti, brenda muajit Janar 2017 do të kemi 31 bashki me Plane të Përgjithshme Vendore, e gjatë vitit të ardhshëm do të nisë puna edhe për 12 bashki të tjera.