Kombëtarja shqiptare ngjitet në klasifikim

1181
FIFA ka publikuar sot renditjen mujore të kombëtareve. Për shkurtin, kuqezinjtë e trajnerit Christian Panucci kanë ngjitur një vend në krahasim me pozicionin e muajit të kaluar, edhe pse nuk kanë luajtur ndonjë ndeshje zyrtare në këtë kohë. Më konkretisht, Shqipëria renditet në vendin e 59-të, me 553 pikë në total. Nga ana tjetër, edhe Kosova ka fituar një pozicion dhe tashmë ngjitet në vendin e 177-të në renditjen e përgjithshme, me 97 pikë.

 

Kujtojmë se kulmin e kulmeve në këtë renditje, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, vendin e 22-të në FIFA. Një rekord historik në ranglistën e kombëtareve të gjithë botës. Sa për histori, vendi i 84-t ka qenë pozicioni më i keq, që ka pasur kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Xhani De Biazit. Këtë pozicionim kuqezinjtë e kanë pasur në muajt prill, maj, tetor dhe nëntor 2012.