Hapet në Korçë akademia e inovacionit, 110 të rinj do mësojnë rreth kodimit nga instruktorë amerikanë

30

Të rinj nga e gjithë Shqipëria  janë bërë pjesë e një prej akademive më të mëdha të inovacionit në vendin tonë, “Korça ICT Academy-Code for Albania”.

Në kuadër të bashkëpunimit të WorldVisionAlbania me Bashkia Korçë, 110 të rinj i janë bashkuar kampit veror të kodimit në Korçë, ku nën drejtimin e 12 instruktorëve amerikanë nga Universiteti i Standford do të mësojnë se si të programojnë në Python dhe Android dhe se si të zbatojnë me efikasitet të menduarit kritik.

Akademia do të vijojë përgjatë vitit me sesione mësimore online çdo javë, në mënyrë që të rinjtë të mund të zhvillojnë më tej aftësitë e të menduarit, të programimit dhe të projektimit, duke hedhur kështu një hap të sigurt për ardhmen e tyre.

Kjo dritare e re inovacioni synon krijimin e mundësive për punësimin e të rinjve në sektorin e Teknologjisë dhe Inovacionit, por edhe angazhimin e tyre për zgjidhjen në mënyrë inovative të problematikave në komunitetet ku ata jetojnë.