Korça me investim të ri, miratohet vendimi për Polin Universitar

42

Qeveria do të ndërtojë në Korçë, Polin Universitar, si qendrën e re të mikpritjes për bujqësinë dhe inovacionin.

Këshilli i Ministrave miratoi sot ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të objektit me emërtim “Ish-Sanatoriumi ”, Bashkia Korçë.

Në mbështetje të ligjit “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të pronës së ndodhur në zonën kadastrale nr. 8562, me nr. pasurie 3/200 (ndërtesë dhe truall), me sipërfaqe të përgjithshme të truallit 6 888 m2 dhe sipërfaqe të përgjithshme të ndërtesave mbi këtë truall 1 581.6 m2 ndërtim, me emërtimin “Ish-Sanatoriumi”, Bashkia Korçë, me qëllim ndërtimin e Polit Universitar Korçë për drejtimet e mikpritjes, bujqësisë dhe inovacionit.

Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi, thuhet në relacionin e këtij vendimi.