Korçë/ Investime në rrjetin ujësjellës, përfitojnë 900 familje

56

Bashkia e Korçës është duke investuar në rrjetin e ujit të pijshëm në disa zona të këtij qarku, duke ndërtuar ujësjellës të rinj.

Një prej investimeve më të fundit të kësaj bashkie është fillimi i punimeve për ndërtimin e ujësjellësit të ri, i cili do të zgjidh problemin për 900 familje në fshatrat e Dvoranit dhe Kamenicës.

Vlera e këtij investimi është 2 milion euro.