Kosova me popullsinë më të re në moshë në Europë, Shqipëria e katërta. Ja tabela

31

Shqipëria vijon të jetë një nga popullsitë me moshë më të re në Europë.

Sipas Eurostat mosha mediane (që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta, një me moshat nën moshën mediane dhe tjetra mbi moshën mediane) ishte 37.6 vjeç në vitin 2021, nga 35.2 vjeç vitin e mëparshëm. Mosha mediane e Shqipërisë është shumë më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian prej 44.1 vjeç.

Shqipëria ka popullsinë e katërt më e re në Europë, pas Kosovës (30.5 vjeç- viti 2020), Turqisë (32.8) dhe Islandës (36.7).

Në rajon, popullsia me moshën më të vjetër është në Serbi (44 vjeç), ndërsa dhe shtetet e tjera si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut po i afrohen kufirit të 40 vjeç.

Sipas Eurostat, në vitin 2021, mosha mesatare e BE-së ishte 44.1 vjeç, nga 43.9 në 2020. Shumica e rajoneve të kryeqytetit në BE kishin popullsi relativisht të reja, megjithëse, rajoni francez i Mayotte kishte, deri tani, moshën mesatare më të ulët (17.7 vjeç). e ndjekur nga Guyane (26.3 vjet).

Në Europë, shteti më i plakur është Italia (47.6), i ndjekur nga Gjermania (45.9), Portugalia (45.8), Greqia (45.5), Bullgaria (45), Spanja (44.7)./ Marre nga MONITOR