Kosovë/ Qytetari gjen portofolin me para dhe e dorëzon në Polici

17

Një qytetar nga Prishtina, ka dorëzuar në stacionin policor një portofol me para dhe dokumente, ku policia ka njoftuar se menjëherë është thirrur në stacion pronari i portofolit dhe sipas procedurave, ai ka marrë portofolin, paratë dhe dokumentet.

“Sot zyrtarëve të stacionit policor Qendra, në rrugën “Tringë Ismajli”, në Prishtinë, një qytetar V. Ramadani, ju ka dorëzuar një portofol (që e kishte gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale. Menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe konform procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet. Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

/lajme.al