Krishtlindje: Tifozët e Man.City, 400 milion sterlina bamirësi

223

Shkon në 400 mijë sterlina, ose ndryshe rreth gjysmë milion euro, shifra që Manchester City ka mbledhur për bamirësi, falë një nisme që përfshin edhe tifozët me rastin e Krishtlindjeve.

E veçantë në nismën e klubit është zgjedhja e formatit dhe përfshirja e saj në rrjetet sociale.
Iniciativa e ‘Cityzens Giving’ ka faqen e saj në internet (cityzensgiving.org) dhe ka bërë një fushatë në rrjetet sociale për të afruar tifozët.

Gjatë këtyre javëve, në të gjitha pikat e shitjes së klubit ose Akademisë, gjenden kuti të mëdha me monedha blu false.
Të njëjtat monedha mund të vendosen në një nga gjashtë kutitë që u korrespondojnë 6 çështjeve të ndryshme sociale që Manchester City ka vendosur të mbështesë në 6 qytete të botës.

Në fund janë njerëzit që do të vendosin se ku do të shkojnë paratë e mbledhura për bamirësi.
Këto ndihma mund të shkojnë: për personat e papunë në Manchester; përfshirjen e të rinjve të periferive të Nju Jorkut në shkolla, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme sportive; socializimin e të rinjve të Melburnit; në mbështetje të punësimit të të rinjve në Mexico City; në programe për reduktimin e rrezikut nga infektimi me HIV për popullsinë e Bandungut në Indonezi dhe në një projekt për integrimin e njerëzve me aftësi të kufizuar në Pekin.

Në këtë mënyrë, Football City Group afirmon fuqinë ndërkombëtare për atë që futbolli mund të bëjë në fushat sociale.

Burimi: Revista Monitor