Kroçera “Monet” me 44 turistë në bord qëndron në Sarandë

1

Mbërriti sot në Sarandë kroçera e klasit B “MONET”.

Porti Detar Sarandë njoftoi se me 44 turistë në bord, “MONET” do të qëndrojë në Portin e Sarandës deri në mbrëmje dhe ku do të udhëtojë më pas drejt Korfuzit. Kjo kroçerë vjen për të disatën herë në Sarandë dhe është e stilit Jaht – Kroçerë.

Turistë e saj kanë zbritur në qytetin e Sarandës si dhe kanë vizituar sitin arkeologjik të Butrintit.

Saranda tashmë është porti i preferuar i rrugëtimit të kroçerave turistike.

Gjatë mesit të majit në Sarandë mbërriti një tjetër kroçerë luksoze, “Silver Cloud”, e klasit B e kompanisë norvegjeze “Silversea Cruises” me 193 turistë spanjollë, amerikanë, kanadezë, australianë, etj.

Ndërkohë, fillim të muajit maj Saranda u vizitua edhe nga kroçera “Silver Moon” , e cila kishte 546 pasagjerë në bord nga të cilët 229 shtetas amerikanë, 174 anglezë, 65 australianë dhe të tjerët nga vende të ndryshme.

/ata.gov.al