“South Outdoor Festival”, atmosferë magjike në Borsh

8

Fshati turistik i Borshit, në jug të vendit mirëpriti edhe këtë vit “South Outdoor Festival”, ngjarjen e rëndësishme që promovon turizmin dhe traditën, ndërkohë që nxit edhe ekonominë lokale.

Festivali që do të mbahet deri më datë 28 maj ka krijuar atmosferën e shumëpritur me praninë e mijëra të rinjve, vizitorë vendas dhe të huaj si një ogur i mirë për sezonin e afërt veror.

“South Outdoor Festival” këtë verë ofron për turistët mbi 40 aktivitete të ndryshme, kampingje, aktivitet nga ajri, deti, ecje në natyrë për turistët e aventurës dhe mjaft aktivitete kulturore, ku përveç bregdetit turistët njihen edhe me historinë dhe trashëgiminë kulturore.

Gjithashtu do të ofrohen mbi 30 aktivitete për fëmijë me workshop-e, forume dhe lojëra të ndryshme, ku nuk do të mungojnë në mbrëmje koncertet dhe festat nën tingujt e artistëve dhe DJ vendas dhe ndërkombëtarë.

/ata.gov.al