Kroçera “Nautica” me 663 turistë viziton Durrësin

4

Kroçera “Nautica” me 663 turistë mbërriti sot në Portin e Durrësit.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “anija turistike është bregëzuar mëngjesin e sotëm në kalatën portuale nr.5 dhe ka sjellë në vendin tonë turistë nga 20 vende të ndryshme të botës si Amerika, Kanadaja, Zelanda e Re, Australia, Gjermania, Belgjika, Holanda, Polonia etj.

Turistët kanë bërë tashmë pjesë të itinerarit të tyre edhe sitet turistike të qytetit bregdetar dhe atyre përreth.

Vetëm dy ditë më parë u rikthye “La Belle de L’Adriatique”, një ndër vizitoret më të shpeshta të Durrësit, që sjell kryesisht turistë elitarë.

/ata.gov.al