“Kronos Agroturism” në Shijak, arkitekturë unike dhe prodhime prej serrës së vet

23

“Kronos Agroturism” në Guzaj, Shijak, është një sipërmarrje ambicioze dhe plot vizion, që po tërheq një numër të madh turistësh brenda dhe jashtë vendit.

Me arkitekturë unike dhe një super sipërfaqe rreth 15000m2; ndërtesa ngrihet në një zonë kodrinore me një peizazh përrallor, por është edhe potencial për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme në çdo stinë të vitit.

Ky agroturizëm mbështetet në prodhimin vendas prej serrës së vet, duke promovuar produktet bujqësore të zonës bashkë me bukurinë natyrore, ndërsa ofron shërbime dhe guida të ndryshme turistike, si dhe mundësi për kamping dhe aktivitete sportive.