Kryhet me sukses ndërhyrja laparoskopike e shkallës së lartë të vështirësisë në QSUT

21

Një ndërhyrje laparoskopike e shkallës së lartë të vështirësisë është kryer me sukses në Klinikën e Parë të Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në QSUT.

Trajtimi kirurgjikal konsistoi në rezeksionin laparoskopik të lobit të majtë të heparit, një metodë mini-invazive dhe tepër komplekse, që janë sot të mundura në QSUT, falë një infrastrukture moderne dhe pajisjeve mjekësore specifike për raste të tilla delikate.

Prof. Etmont Çeliku tha se, “realizuam një rezeksionin laparoskopik të lobit të majtë të heparit, që në botë është i rrallë. Duke qenë operacioni i parë për ne, e konsiderojmë sukses se ia dolëm. E sëmura doli nga spitali në gjendje të mirë dhe tani vijon mjekimin mbrapa që është kimioterapia. Pacientja është në gjendje të mirë”.

Dr. Met Loci tha se, “pacientja ishte e moshës 72-vjeçare dhe shkoi mirë dhe pacientja është në gjendje shumë të mirë”.

/ata.gov.al