Punimet për ndërtimin e shkollës fillore, kopshtit të fëmijëve dhe qendrës shëndetësore janë drejt përfundimit në fshatin Bardhoc, Bashkia Kukës.
Bashkia Kukës shprehet se kompania kosovare “Abazaj”, donatore e këtij investimi mjaft të rëndësishëm ka vendosur t’ia dorëzoje objektet e përfunduara Bashkisë Kukës me 27 Mars, datë që përkujton 20 vjetorin e nisjes së eksodit të shqiptarëve nga Kosova, të shpërngulur nga trojet e tyre etnike.